Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me anëtarët të PS në qarkun e Shkodrës. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Partisë Socialiste i duhet besimi i qytetarëve për çuar në fund projektet e nisura.
Kryeministri theksoi se në Shkodër mund të ishte bërë më shumë, por kjo nuk është për shkak të mungesës së vullnetit, por për shkak të kohës së pamjaftueshme.
Ai gjithashtu kritikoi kryetaren e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, në lidhje me qendrën e vaksinimit, që është bërë në stadiumin “Loro Boriçi”, pasi sipas tij është lënë në gjendje të mjerueshme me një mjedis të papastër.
“Jemi këtu për të thënë se duam një shans për të marrë në dorë drejtimin e punës. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është e hapur. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë për shprehjen e pakënaqësisë së njerëzve në këtë zonë në raport me mua dhe PS.
Jam i keqardhur për faktin se nuk kemi mundur të bëjmë dot më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Nëse numërojmë punët që janë bërë përtej vullnetit që nga rruga Shkodër-Velipojë një rrugë turistike e shumëpritur dhe e shumë premtuar për dekada, por që është realizuar nga ne.
Tek stadiumi i Shkodrës ku isha pak më parë e skandalizuar nga pamja e turpshme e krejt asaj që mund të shihet nga jashtë, mjedisi pisllëk…E pra nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe kjo ishte arsyeja që me Federatën Shqiptarë të Futbollit kërkuar që stadiumi të mos menaxhohej nga bashkia. Refuzuan me demek se do ta menaxhonin vetë dhe tani pamjet flasin vetë”, tha Rama.
/abcnews.al/