Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në Tiranë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, ka rënë zjarr në një banesë.
Fatmirësisht nga flakët janë shënuar vetëm dëme materiale, nuk raportohet për asnjë person të lënduar.
“Më datë 17.03.2021, rreth orës 13:45, në rrugën “Myslym Shyri”, ka rënë zjarr në një banesë ku ka vetem dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al