Portugalia ka njoftuar se ka pezulluar vaksinën e AstraZeneca si një “masë paraprake”.
Portugalia është vendi i fundit europian që ka pezulluar vaksinimin me AstraZeneca pas raporteve të pacientëve që kanë pësuar mpiksje gjaku pas inokulimit. Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Sipas autoritetit kombëtar shëndetësor, vendimi u mor “për shkak të raporteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët e vaksinuar”.
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) tha se përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet, ndërsa dha lajmërimin se do të zhvillonte një takim urgjent të enjten për të këshilluar “çdo veprim i mëtejshëm që mund të jetë e nevojshme të ndërmerret”. /abcnews.al