Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Hap krahun po s’e zgjidhe”, replikon Xhaferi: Iki po isha e keqja e Vllaznisë

schedule09:57 - 15 Mars, 2021

schedule 09:57 - 15 Mars, 2021

Vllaznia po kalon një moment jo të mirë, pasi në nëntë javët e fundit në kampionat ka marrë shtatë pikë dhe e ka humbur vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Jo vetëm kaq, por në Shkodër i druhen edhe mbetjes jashtë kupave të Europës. Shkak për këtë mund të jenë borxhet e shumta të Vllaznisë, që janë akumuluar ndër vite dhe për to duhet një marrëveshje me Tatimet.

 

Në një postim që sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka bërë në rrjetet sociale, tifozët e shprehin shqetësimin e tyre për licencimin e klubit për të luajtur në kupat e Europës. Xhaferi është i qartë, duke u shprehur se ai problem nuk është në dorën e tij dhe vetëm privatizimi i shpejtë mund ta sjellë një zgjidhje.

 

Më pas në postimin e sponsorit të kuqebluve bëhen edhe krahasime me Tiranën, por Xhaferi këmbëngul se janë në kushte krejt të ndryshme dy klubet. Një tifoz nuk ngurron t’i thotë edhe të hapë krahun, nëse nuk e zgjidh dot çështjen e licencimit.

 

Përgjigja e Xhaferit nuk pëlqehet nga të gjithë, por ai është i qartë më pas. “Nëse jam unë problemi i Vllaznisë, largohem menjëherë”, shkruan sponsori i Vllaznisë, i cili privatizimin e shikon si shpëtimin e klubit shkodran nga shumë probleme. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!