Ftesa ndaj Thaçit për vizitë në Preshevë, reagime të ashpra në Beograd

schedule17:42 - 10 Shtator, 2018

schedule 17:42 - 10 Shtator, 2018

Reagime të ashpra në Beograd pas ftesës që zyrtarë të Luginës së Preshevës i bënë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të vizituar jugun e Serbisë. Ministri i Brendshëm serb, Stefanoviç, u shpreh se ka ende një fletëarresti në fuqi për Thaçin në territorin serb.

Kryetari i Kuvendit të Preshevës, ka ftuar nëpërmjet rrjetit Facebook presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që të vijë për vizitë në këtë qytet në jug të Serbisë. Kjo nuk ka shkaktuar mikëpritje edhe në Beograd. Derisa liderët e Luginës së Preshevës patën takim tek presidenti në Prishtinë, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, në pyetjen e gazetarëve nëse do të sillej Beogradi në mënyrë diplomatike apo do të rrespektonte aktakuzën ndaj, Hashim Thaçit në gjyqet serbe u përgjigj qartë.

Nebojsha Stefanoviç, ministër i Brendshëm: “Republika e Serbisë është vend ku mbizotëron ligji. Ne kemi fletarreste nga gjykatat tona dhe natyrisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe organet tona gjithmonë do të veprojnë në bazë të këtyre kërkesave. Nuk ka çfarë të shtohet”.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë entuziazmuar nga mundësia për bashkim, por njëkohësisht kanë edhe frikë.

Stefanoviç, njëkohësisht kritikoi Kosovën dhe tha se protestat në Drenicë, kundër presidentit serb, ishin organizuar nga autoritetet e Kosovës, pavarësisht se nuk ka dëshmi.

Nebojsha Stefanoviç: “Provokimet janë të qarta edhe nga sjellja e Policisë së Kosovës edhe nga protestat dhe gjithë aparati i sigurisë është e qartë se kanë tentuar të organizojnë ndalesën e presidentit Vuçiç. Pas shkuarjes në Gazivodë kanë tentuar në çdo mënyrë ta ndalojnë presidentin. Kjo është një dhunë brutale kundër lirisë së lëvizjes ndaj serbëve që jetojnë aty”.

Një nga arsyet e përmendura për mostakimin e dy presidentëve gjatë dialogut në Bruksel ka qenë edhe çëshjta e Luginës së Preshevës pasi për Serbinë kjo është temë e mbyllur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!