Labinot Bislimi, anëtar i kryesisë së “Aleancës”, thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po paguan një faturë që nuk është e tij, lidhur me dënimin e dytë të Hagës, me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bislimi u shpreh se Gjykata Speciale ka mbajtur në presion politik popullin shqiptar.
“Nga ajo që unë kam kuptuar, Gjykata Speciale ka procedurë e cila, ne e njohim, është ajo akumulimi i vendimeve. Nëse mbi disa akuza, edhe pse do ketë dënime të veçanta, nuk mund ketë akumulim të dënimeve të njëpasnjëshme. Është e çuditshme që pasi u dha vendim prej 25 vitesh për Hashim Thaçin, të ketë dënime veç e veç, mbi akuza të veçuara. Më duket se kjo gjykatë po mundohet ta mbajë në presion politik popullin shqiptar. Në kuptimin juridik, nuk ka ndonjë efekt mbi vendimin kryesor. Këto janë dënime të veçaura, por secili prej këtyre dënimeve na prek në plagë, e prek edhe Hashim Thaçin, ish presidentin e Kosovës. Është rënduar barra për Kosovën dhe Hashim Thaçin. Hashim Thaçi po paguan një faturë që nuk është e tij”, theksoi ai./abcnews.al



