Katër skuadra të Superiores zbresin sot në fushë për të luajtur aktin e 24-t të këtij sezoni. Luhen dy ndeshje dhe janë të programuara të nisin në të njëjtën orë, 13:00.
Bylisi zbarkon në “Loro Boriçi” për të sfiduar Vllazninë. Shkodranët janë “të plagosur” nga rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe një fitore ndaj ballshiotëve do e shëronte plagën e të kaluarës.
Ndërkohë një barazim apo humbje e ndaj skuadrës së Dovedan do e rrezikonte seriozisht kreun e renditjes. Ndërkohë në Elbasan, Kukësi pret Apoloninë.
Fierakët gjatë javëve të fundit kanë treguar se janë skuadër e rrezikshme dhe i kanë marrë rezultate pozitive të mëdhave. Kukësi vjen i vuajtur në këtë ndeshje, pasi në 4 sfidat e fundit kanë marrë vetëm 2 pikë. /abcnews.al