Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pacienti në Danimarkë humbi jetën nga mpiksja e gjakut, Islanda e Norvegjia pezullojnë vaksinën e AstraZeneca

schedule15:55 - 11 Mars, 2021

schedule 15:55 - 11 Mars, 2021

Islanda dhe Norvegjia e kanë pezulluar përdorimin e të gjitha vaksinave të AstraZeneca ndërsa Agjencia Evropiane e Barnave heton rastin e një pacienti që humbi jetën nga mpiksja e gjakut pasi mori dozën.

Lajmin e bëri të ditur sot Drejtoria Islandeze e Shëndetit dhe Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.

Duke folur për CNN, Kjartan Njálsson, ndihmës i drejtorit të shëndetit në Islandë, tha se megjithëse nuk ka pasur raste të pacientëve që të kenë pasur mpiksje gjaku në vend, po pritet këshillim nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Është mungesa e të dhënave që na shqetëson tani”, shtoi ai.

Ndërkohë, Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik lëshoi ​​një deklaratë duke njoftuar po ashtu se kanë zgjedhur të ndalojnë injektimin e vaksinës së AstraZeneca-s pas rastit të Danimarkës.

Në deklaratën e lëshuar nga Norvegjia thuhet se janë raportuar raste të mpiksjes së gjakut pak pasi ishin vaksinuar, por  kjo ka ndodhur “kryesisht tek të moshuarit që kanë shpesh edhe sëmundje shoqëruese.”

As Norvegjia dhe as Islanda nuk kanë treguar se sa do të zgjasë pezullimi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!