Rregullatori kombëtar i ilaçeve në Austri ka pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca pasi katër pacientë pësuan mpiksje gjaku pas injektimit të dozës së parë, raporton PA.
Një person vdiq nga tromboza- formimi i mpiksjes së gjakut brenda enëve të gjakut – 10 ditë pas marrjes vaksinës së tyre, tha Agjencia Europiane e Barnave (EMA). Një pacient i dytë u diagnostikua me emboli pulmonare – por është ende në kujdesin e mjekëve.
EMA tha se aktualisht nuk ka asnjë provë që vaksina ka shkaktuar mpiksjen e gjakut pasi nuk renditet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinës.
Katër vende të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu, Letonia – kanë pezulluar përdorimin e saj derisa të kryen hetimet e duhura./abcnews.al