U tërhoq nga gara për deputet, gazetarja: Alket Hyseni nuk i rezultoi produktiv Gjiknurit

schedule19:49 - 9 Mars, 2021

schedule 19:49 - 9 Mars, 2021

Partia Socialiste ka zyrtarizuar tashmë kandidatët e saj në listën ku do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit duke pretenduar një mandat të tretë qeverisës.

Këtë herë lista kishte prurje të reja, por edhe risi, duke i renditur kështu figurat e vjetra poshtë dhe në zona të rrezikuara.

Njëri prej tyre ishte edhe Alket Hyseni. Ky i fundit për shkak të renditjes në vend të 11-të në Vlorë është tërhequr nga gara.

Lexo edhe: Pse u spostua Olta Xhaçka nga Dibra në Korçë? Gazetarja zbulon “prapaskenat” në PS

Gazetarja Esiona Konomi në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun ka dhënë më shumë detaje. Duket se Damian Giknuri ka qenë shkaku për ta listuar shumë poshtë Hysenin, pasi sipas matjeve të bërë nga ky i fundit në zonën elektorale të Hysenit në Sarandë nuk ka rezultuar produktiv.

“Çdo kandidat brenda 48 orëve ka të drejtë të tërhiqet. Hyseni ka dorëzuar tërheqjen e tij për shkak se është në një vend të rrezikuar. Gjiknuri mbështet idenë se Hyseni nuk ka dalë produktiv.

Balla dhe Ruci kanë pasur tentativë për ta mbrojtur referuar edhe performancës jo fort të zbehtë. Ka qenë një nga zërat më të fuqishëm.Gjiknuri, nga testimet e kryera nuk i rezultonte ndonjë person i kuotuar”, theksoi gazetarja.

Duket se një nga të mërzitur për mos përfshirjen në listë deri tani është Adnor Shameti.

“Hatri i ka mbetur Shametit. Nuk e mori vesh dje, e dinte më herët. Disfavori më i madh i tij ishte raporti jo i mirë me dy kryetarët e bashkive në qarkun e Beratit”, theksoi gazetarja. g.v/abcnews.al