Çiklizmi britanik është në zi pas një tragjedie të rëndë. Finlay Tarling, 19 vjeç, vëllai i çiklistit profesionist Josh Tarling, ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë gjatë etapës së 8-të të Xhiros së Portugalisë.
Sipas mediave portugeze, i riu u përplas nga një makinë në zonën mes Melgaço dhe Fafe, ndërsa grupi i çiklistëve po kalonte përmes Ponte de Lima, në veri të Portugalisë.
Raportohet se drejtuesi i automjetit po lëvizte në drejtim të kundërt me atë të lëvizjes së grupit. Sipas Correio da Manhã, shoferi ishte kthyer në rrugë pasi kishte menduar gabimisht se grupi i çiklistëve kishte kaluar tashmë.
Shërbimet e emergjencës mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe tentuan t’i japin ndihmën e nevojshme 19-vjeçarit, por plagët e marra rezultuan fatale.
Organizatorët e Xhiros së Portugalisë dhe Federata Portugeze e Çiklizmit konfirmuan vdekjen e Finlay Tarling në një aksident tragjik, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e ngjarjes.
Gara u pezullua, ndërsa ceremonia e podiumit në Fafe u anulua.


