Eglantina Gjermeni nuk do të kandidojë më në listat e Partisë Socialiste. Ashtu siç raportoi më herët edhe ABC, moskandidimi i Gjermenit është konfirmuar edhe nga vetë kreu i maxhorancës Edi Rama.
“Mirënjohje gjithmonë në këtë Ditë të Gruas, dy bashkëpunëtoreve simbol të promovimit të legjislacionit mbi barazinë gjinore, të drejtat e grave, fëmijëve, minoriteteve dhe kundër dhunës ndaj gruas; dy aktivisteve shembullore të Shoqërisë Civile, që sollën në PS vlera e kontribute të reja dhe për 12 vjet rresht e përfaqësuan PS me dinjitet e profesionalizëm, në Kuvend e në Qeveri, Vasilika Hysi dhe Eglantina Gjermeni”, thekson Rama.
Më herët, largimin nga politika e kanë njoftuar edhe Vasilika Hysi, Besnik Bare dhe Sadi Vorpsi. Gjermeni bëhet ish-deputetja e katërt që largohet. Kjo e fundit ka qenë ministre në mandatin e parë të Ramës, por u largua shumë shpejt nga detyra. /abcnews.al