Dialogu/Dështon takimi mes Thaçit dhe Vuçiç në Bruksel

schedule12:14 - 7 Shtator, 2018

schedule 12:14 - 7 Shtator, 2018

Ka dështuar takimi në Bruksel mes presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij serb Vuçiç. Ky i fundit u nis menjëherë në Beograd pas takimit me përfaqësuesen e lartë të BE-së Mogherini. Ndërsa për kreun e shtetit të Kosovës ky veprim nuk duhet parë si bojkot, por si shenjë që ka ende shumë gjëra për tu zgjidhur para arritjes së një marrëveshjeje.

Presidentet Hashim Thaci dhe Aleksandër Vuçiç nuk u takuan sot në Bruksel, në raundin e radhës të dialogut të parashikuar dypalësh. Të dy kanë zhvilluar takime të ndara me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme, Federika Mogherini, por më pas kreu i shtetit serb nuk ka pranuar të takohet me homolun e tij kosovar, në prani të ndëmjetësueses Mogherini. Ky vendim sipas drejtorit të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, u mor sepse Prishtina nuk ka vullnet për të çuar dialogun para.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për mediat menjëherë pas përfundimit të takimit me përfaqësuesen e lartë për politikat e jashtme në BE, Federika Mogerini. Ndërsa presidenti serb Vuçiç ka fluturuar direkt për në Beograd.

Në deklaratën e tij për gazetarët presidenti i Kosovës ka theksuar disa herë se palët janë shumë larg arritjes së një marrëveshjeje, por gjithsesi kjo mbetet çështje kohe. Thaçi u shpreh dhe për vizitën e mundshme të Vuçiç në Kosovë duke theksuar se do të respektohet itenerari i kërkuar dhe i aprovuar nga autoritetet kosovare.

“Çdo takim që po ndodh po kuptohet gjithnjë e  më tepër se vështirësitë veçse po rriten për arritjen e marrëveshjes  me shtetin e Kosovës dhe Serbisë. Gjërat po bëhen edhe më të vështira edhe për arsyen se mospajtimet po thellohen dhe dallimet po shfaqen exhe pse sot kemi diskutuar vetëm përmes zonjës  Mogherini. Kuptohet që edhe ato shfaqje të dallimeve të mëdha kanë ndikuar që të jemi në këtë fazë të reflektimit për vazhdimin e mëtutshëm. Këto takime janë shumë të rënda, shumë të vështira, pothuajse me gjasa teorike për arritjen e ndonjë marrëveshje, por konstaktojmë se dialogu dhe negociatat duhet të vazhdojnë dhe të ketë takime në të ardhmen vështorësitë janë shumë të mëdha. Pengesat janë shumë të mëdha, dallimet janë shumë të thella, por rrugëtimi dhe dialogu për paqe, stabilitet dhe fqinjësi të mirë nuk ka alternativë. Është një konflikt më tepër se një shekullor mes Kosovës dhe Serbisë dhe nuk mund të zgjidhen çështjet brenda ditësh, javësh apo muajsh. Unë nuk vlerësoj që ka bojkot, por e di që dallimet zakonisht këtu në Bruksel ne takohemi në rrafshin bilateral me zonjën Mogherini dhe gjithashtu Serbia me ekipin e saj dhe pastaj ndodhin takimet trilaterale. Kosova ka institucionet e  veta kredibile. Jemi vend i pavarur dhe sovran. Do të respetkohet në përpikmëri itenerari i lejuar i vizitës së Presidentit të Serbisë në Republikën e Kosovës. As më pak e as më shumë. Edhe unë, edhe presidenti Vuçiç pajtohemi që  të vazhdojmë për projektin madhor të paqes, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë. Marrëveshja përfundimtare, Kosovë-Serbi do të aprovohet përmes referendumit”, tha Thaçi.

Mungesa e këtij takimi ka ngjallur reagime të një pasnjëshme, ku Beogradi pretendon se Vuçiç mori një vendim të tillë për arsye se autoritetet kosovare nuk e lejojnë të vizitojë Liqenin e Gazivodës në territorin e Kosovës. Ministri i Jashtëm, Bexhet Pacolli, pjesë e delegacionit kosovar në Bruksel u shpreh se kërkesa e presidentit serb ishte e pakuptimtë./abcnews.al