Vizita e Lajçak në Kosovë, gazetarja Karadaku: Shpreh qartë kërkesën e BE për dialog me Serbinë

schedule18:20 - 3 Mars, 2021

schedule 18:20 - 3 Mars, 2021

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mbyllur sot vizitën treditore në Prishtinë. Siç raportoi nga Kosova gazetarja Linda Karadaku, tema kryesore në takime ishte dialogu me Serbinë.

Ajo që kërkohet nga BE është rifillimi i dialogut, por kreu i LVV Albin Kurti vijon të mbajë të njëjtin qëndrim.

“Vizita e Lajçak ishte një lloj testi për të shprehur qartë kërkesën e Bashkimit Evropian për dialogun. Do të shihet më pas se si do të veprojë Kurti.”

Gazetarja Karadaku u shpreh se nuk pritet që qeveria Kurti ta ketë prioritet dialogun me Serbinë, ashtu siç edhe ai vetë ka deklaruar disa herë.

“Qeveria Kurti nuk pritet ta ketë prioritet, që të ketë marrëveshje me Serbinë, duhet njohja reciproke. Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë e kanë bërë të qartë që nuk kanë ndërmend ta njohin Kosovën. Kosova e ka bërë të qartë që kërkon që ky dialog të jetë i mirëorganizuar dhe përfundimi të jetë njohja.”

Në vizitën e tij në Prishtinë, Miroslav Lajçak, veç Albin Kurtit takoi edhe presidenten në detyrë Vjosa Osmani, Avdullah Hotin, Isa Mustafën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!