Librat falas, Rama ia dorëzon një familjeje me ndihmë ekonomike

schedule15:13 - 5 Shtator, 2018

schedule 15:13 - 5 Shtator, 2018

Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar libra falas në një tjetër familje. Ai ka përzgjedhur këtë herë një familje që jeton në ndihmë ekonomike për të treguar se edhe fëmijët e kësaj kategorie nuk do të paguajnë para për librat deri në klasën e nëntë.

Jeton me ndihmë ekonomike familja Musi në Allias. Si rrjedhojë djemtë e tyre kanë të drejtën e marrjes falas të librave shkollorë dhe ishte kryeministri Edi Rama që vendosi t’ia dorëzojë.

Agimi shkon në klasën e pestë dhe Manueli në të gjashtën.

Kryeministri Edi Rama përsëriti se përfitues të librave falas këtë vit shkollor do të jenë të gjithë nxënësit e klasave nga I në IV, por edhe për nxënësit e familjeve në nevojë, deri në klasën e IX.

“Ne kemi bërë librat falas për të gjithë nga klasa I në të IV, por ndërkohë të gjithë ata që janë nga familje që kanë disa nevoja më shumë se të tjerët, librat janë falas dhe këtu balancohen të dyja”, tha Rama./abcnews.al