Libra falas për fëmijët, Rama: Ruajini me dashuri

schedule18:54 - 2 Shtator, 2018

schedule 18:54 - 2 Shtator, 2018

Libra shkollorë falas për të gjithë fëmijët nga klasa e parë, deri në klasën e katërt. Kjo është nisma më e re e qeverisë, e cila shtrihet në të gjitha shkollat e vendit dhe për të gjithë fëmijët pa përjashtim. Në lancimimin e kësaj nisme në Vlorë ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Timonin nuk e lëshon as kur bëhet fjalë për librin.

Kjo është nisma më e re qeverisë: të shpërndajë falas libra shkollorë për të gjithë fëmijët nga klasa e parë, deri në klasën e katërt.

E nisën nga Vlora zbatimin e kësaj nisme për t’i dhënë mesazhin prindërve se nga ky vit nuk do të shpenzojnë më para për tekstet shkollorë.

“E kështu, prindërit e fëmijëve të klasës së parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe vitin e ardhshëm edhe të pestë, nuk do të shpenzojnë më për të blerë tekstet, por ato para do t’i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzime të tjera”, tha Rama.

Por librat e rinj nuk janë vetëm falas për 190 mijë fëmijë, po ashtu si për të gjithë sistemin parauniversitar, janë tanimë një paketë krejt e re tekstesh nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar tekstet e vjetëruar. Por kujdes, librat duhet të kthehen përsëri njofton kryeministri Rama.

“Që librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen”, theksoi Rama.

Këtë vit do t’u kushtohet më shumë vëmendje nxënësve me nevoja të veçanta, të cilët do të asistohen nga mësues të posaçëm që do të ndihmojnë ecurinë e tyre në mësime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!