Gjatë këtij muaji priten ndryshime në qeveri dhe brenda strukturave të Partisë Socialiste. Do të rishikohen dy ligje të rëndësisheme sia ai për koncensionet dhe ligji për teatrin e pritet gjithashtu bashkimi i Hipotekës dhe Aluiznit. Të gjitha këto janë premtuar nga qeveria e kryeministri Rama.
Pas pushimeve të Gushtit, qeverinë e presin premtimet që ka bërë për muajin Shtator.
“Ne do të vlerësojmë çfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në Shtator nëse do duhen bërë. Cilët ministra apo ministre, cilat ministri apo sektorë nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje. Ne në fund të kësaj fushate do të shikojmë cilët nga anëtarët e kryesisë së partisë duhen të largohen nga kryesia”, deklaroi Rama gjatë mbledhjes së asamblesë së PS-së.
Këtë deklaratë, kryeministri Edi Rama e bëri në mbledhjen e fundit të asamblesë së Partisë Socialiste që u zhvillua në muajin Prill. Të premten pritet të bëhet e ditur lista edhe me emrat e kryetarëve të partive që nuk kanë punuar siç duhet për të cilën mori vërejtje koordinatorja për platformën e bashkëqeverisjes Elisa Spiropali.
“Unë prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte gjëra për të cilat ajo është zgjedhur, koordinatore e bashkëqëverisjes. Dhe prisja nga Elisa Spiropali që të thoshte se cilët kryetarë të PS-së duheshin shkarkuar sot, jo nesër”, tha kryeministri Rama.
Këtë Shtator është lajmëruar edhe nisja e reformës së bashkimit të Hipotekës dhe Aluiznit.
“Për të pasur një agjenci kombëtare të pronës në mënyrë që të mos shkosh te Aluizni ta marrësh dhe më pas të shkosh te Hipoteka, s’ta jep. Për të mos shkuar e ardhur ndërmjet institucioneve, por për të pasur një institucion, një drejtim dhe një rrugë të përbashkët”, ka deklaruar Rama.
Dy ligje të rëndësishme do të rishikohen, njëri është ai për dhënien me koncension duke përjashtuar të gjitha ofertat e pakërkuara, një kërkesë kjo e përsëritur edhe nga FMN.
Tjetri është ligji për teatrin për të cilën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia bëri të qartë se cfarë mund të ndodhë nëse ia vendosin përsëri në tavolinë.
“Mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë, mos t’i shkojë në mendje ta sjellë në seancë. Se çfarë do të bëj do ta shikonë s’kam ndërmend që ta them në këtë sallë”, ka thënë kryedemokrati Basha.
Shtatori është vetëm fillimi i premtimeve për qeverinë, por nga ana tjetër nis dhe përballjen me opozitën, e cila duket se nuk do të karakterizohet nga qetësia./abcnews.al