Ristani: “Basha gaboi me listën, doja pozicion sulmi”

schedule17:31 - 1 Nëntor, 2017

schedule 17:31 - 1 Nëntor, 2017

Në një intervistë për ABC News, e para që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Arben Ristani komentoi listën Basha, pabarazinë me kundërshtarin në fushën e lojës dhe qëndrimet e kritikëve në parti. Ristani deklaroi se çështja Tahiri konfirmoi çdo akuzë të Partisë Demokratike dhe ajo meriton besimin e qytetarëve.

Edhe pse numri dy i PD, Arben Ristani nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit.

Në listën e 25 qershorit Lulzim Basha e renditi në zonë rreziku, të katërtin në Vlorë. Në intervistën e tij të parë që nga ky moment, sekretari i Përgjithshëm demokrat thotë se do kishte dashur pozicion sulmi dhe lista me karakter politik.

“Pavarësisht meje, personalisht kam koshiencë partiake, e konsideroj dhe vlerësoj mendimin e kryetarit të partisë sime dhe kam bërë detyrën, siç e bëra, me të gjitha mundësitë dhe forcat e mia. Sigurisht do të ishte më mirë nëse lista do kishte konceptin politik të saj”.

Por kjo është vetëm njëra anë, e cila sipas tij zbehet, kur konstaton lojën totalisht të pabarabartë me kundërshtarët.

“Këtu do ta ndaja pak përgjigjen ose do ta krahasoja me një ekip futbolli dhe do të thoja që trajneri, në rastin konkret kryetari i partisë, për mua do të ishte më mirë të më kishte vendosur në sulm se sa në mbrojtje dhe këtë e shoh si një gabim në taktikë. Por po të mendosh që ne luanim me kanatiere siç luhet futboll dhe pala tjetër luante me skafandra dhe me shkopinj e robokop, këtu pastaj nuk vlen më të diskutohet taktika e zgjedhur nga trajneri”.

Muajt e fundit i ka shfrytëzuar për reflektim, ndërsa po luan rol aktiv në organizimin e partisë, tashmë në proces analize. E përfshin veten tek ata që dëgjon më të vjetrit.

“Kam qenë njëherë deputet, kam bërë një mandat deputeti, nuk fitova dot këtë herë. Sigurisht që jam i keqardhur, por politika, thonë këta politikanët më të vjetër se unë, është maratonë nuk është sprint, kështu që do të vazhdojmë të merremi me politikën”.

Për kritikët ndaj listës dhe ndaj garës për kreun në PD, Ristani sygjeron ndjekjen e rregullave demokratike dhe statutit. Astrit Patozi në platformën e tij kërkon edhe rizgjedhjen e kryetarit brenda 9 muajsh, por Ristani thotë se Basha është legjitim dhe për të çështja e kryetarit është e mbyllur. Forumet janë ato që vendosin për çdo rast.

“Është pjesë e demokracisë në veprim. Kemi patur pretendime që kryetari gjatë hartimi të listave shkeli statutin, e ka pranur dhe mbajtur përgjegjësinë edhe zoti Basha. Por kjo nuk na bën që të kalojmë nga shkelja në shkelje. Duhet patjetër të ecim brenda statutit dhe rregullave që ka partia. Ka patur vendimmarrje në kryesi, janë zhvilluara zgjdhjet për kryetarin e PD, proces që është përfunduar. Sot kemi kryetar legjitim dalë mbi një proces mbi bazën e rregullave dhe statutit. Nuk mund ta fsheh se ka pasur kontestime për procesin, por janë gjëra që duhet të kalojnë po nga institucionet e partisë. Unë këmbëngul tek kjo. Secili ka mendimin e vet personal që është i respektueshëm, ta mbajë e zhvillojë, por pa kaluar nga rregullat e partisë nuk mund të zhvillojmë veprimtari korrekte. Në këto kushte kjo është çështje e mbyllur për mendimin tim. Nëse do ketë vendimmarrje tjera merren nga organet. Për tu mbledhuru ndiqet procedura, në rast se askush nuk ndjek procedurat, por mbeten në kuadrin e shprehjes së mendimeve, mendimet vlerësohen të mira apo të këqija, janë subjektive. Po nuk ece në rrugën proceduriale nuk gjen dot zgjidhje”.

Ristani thotë se mediatikisht ndoshta ka qenë pak i tërhequr, edhe për të reflektuar, por angazhimi me pjesën organizative nuk mund të konkuronte me ngjarjet e mëdha që ndodhin në vend dhe rol kryesor në denoncimin e tyre për katër vite ka pasur vetë Ristani në legjislaturën që shkoi.
“E gjithë beteja që është zhvilluar sot është e qartë, për inkriminimin që ka shteti, për planin e studiuar që ka pasur kryeministri i vendit për ta kriminalizuar policinë dhe shtetin dhe për ta kanabizuar vendin.

Ristani thotë se tashmë besimi legjitim mund të kthehet tek PD, pasi çdo akuzë e saj po konfirmohet.

https://www.youtube.com/watch?v=AJiNG1eif-E

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!