Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina rrëzon për herë të dytë brenda një dite një dron rus me motor reaktiv

schedule11:42 - 20 Shtator, 2026

schedule 11:42 - 20 Shtator, 2026

Ukraina ka përdorur me sukses një dron të ri interceptor për të rrëzuar një mjet ajror rus me motor reaktiv, duke shënuar ndërhyrjen e dytë të këtij lloji brenda së njëjtës ditë.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili publikoi edhe pamjet e momentit të interceptimit.

“Sot kemi parë tashmë përdorimin e dytë të suksesshëm të një droni të ri ukrainas interceptor nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Personeli i kundërzbulimit ushtarak të SSU-së goditi me sukses një dron rus Geran-5 me motor reaktiv”, shkroi Zelenskyy në X.

Sipas presidentit ukrainas, droni interceptor është zhvilluar nga kundërzbulimi ushtarak i SSU-së për t’u përballur me dronët rusë me motor reaktiv, përfshirë variantet e familjes Shahed.

Më herët gjatë 19 shtatorit, Zelenskyy kishte njoftuar për përdorimin e parë të suksesshëm të këtij sistemi të ri, duke e paraqitur atë si një mjet të ri të Ukrainës për të luftuar dronët rusë me shpejtësi më të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!