Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ekzekutua nga dy persona në Sarandë/ Del foto, ky është viktima Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”

schedule10:36 - 20 Shtator, 2026

schedule 10:36 - 20 Shtator, 2026

Personi që shihni në foto është 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua në Sarandë.

Atentati ndodhi në qendër të qytetit, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë drejt Murtajt. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj.

Artan Murtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Murtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!