Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e 44-vjeçarit në Sarandë/ Policia: I plagosur dhe një kalimtar, pika kontrolli për kapjen e autorëve

schedule10:59 - 20 Shtator, 2026

schedule 10:59 - 20 Shtator, 2026

Policia e Sarandës ka dhënë informacion zyrtar lidhur me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, nga dy persona të cilët po lëviznin me motor.

Blutë e qytetit bregdetat deklaruan se gjatë të shtënave ka mbetur i plagosur dhe një 73-vjeçar, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artan Myrtaj ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Myrtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!