Presidenti AstraZeneca Italia, Lorenzo Wittum, bën me dije se kompania do të sigurojë “180 milion doza të vaksinës në Europë në tremujorin e dytë të vitit, prej të cilave 20 milion do të jenë për Italinë.
Në Itali pritej që 5 milion doza të mbërrinin në fund të marsit, ndërsa deri në fund të qershorit do të sigurohen 25 milion doza.
Ndërkohë situata e Covid-19 vijon të jetë shqetësuese.
Ministria e Shëndetësisë në Itali raportoi ditën e djeshme 318 viktima dhe mbi 16 mijë raste të reja me koronavirus.
/abcnews.al/

