Gjatë ditëve të fundit situata në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit është shqetësuese, pasi çdo ditë rriten numri i qytetarëve që kërkojnë të marri shërbime në këtë spital.
Rreth 30 persona në ditë sipas drejtorisë së spitali paraqiten për të bërë testime pas dyshimeve të tyre për koronavirus.
Gjithashtu gazetari i ABC Leonidha Musai tha se janë raportuar edhe raste të fëmijëve të vegjël që paraqitet në pediatri.
Ndërkohë në spitalin Shkodrës 22 pacientë marrin trajtim për koronavirusin. Gazetari i ABC Simon Shkreli ndërsa bëri një pasqyrim të situatës në këtë qytet tha se gjendja në këtë spital paraqitet e qëndrueshme, por mbetet shqetësues fakti se 10 pacientë janë të shtruar në reanimacion.
Ndërsa theksoi se po vijohet me vaksinime për bluzat e bardha në Lezhë, Tropojë dhe Has.
/abcnews.al/