Rama bashkëbisedim me qytetarët në Elbasan: Kolegjet profesionale, mundësi për nxënësit

schedule09:19 - 21 Shkurt, 2021

schedule 09:19 - 21 Shkurt, 2021

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme është ndalur në Elbasan, ku edhe ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët për projektet për këtë qytet.

Ndërsa foli për arsimin Rama tha se sistemi arsimor ishte në gjendje shumë të keqe dhe që nuk kishte asnjë vëmendje.

“Ne menjëherë synuan ndryshimin e sistemit duke iu referuar Gjermanisë. Por aktualisht jemi në mes të rrugës sepse ka shumë për të bërë. Ndërkohë nxënësit që mbarojnë arsimin profesional kanë një avantazh kur flitet për ato zanate që kërkohen nga tregu. Por ajo që pritet është krijimi i hallkës së kolegjeve profesionale, për të pasur një mundësi dhe një tjetër nivel për nxënësit”, tha Rama.

Ndërkohë ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila prej ditësh në karantinë për shkak të infeksionit të Covid-19, në komunikimin online tha se Elbasani falë projekteve dhe punës janë transformuar rrënjësisht infrastruktura rrugore, janë rikonstruktuar qendra spitalore, shkolla dhe se për të vazhduar dhe finalizuar këto vepra, PS-së i duhet ky mandat i tretë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!