5 veta rreth së “bardhës”, policia u prish festën

schedule11:31 - 18 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 18 Shkurt, 2021

Pesë persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u konstatuan jashtë orarit të lejuar në ambientet e lokalit që e kishin përshtatur për përdorim droge.

Uniformat blu të kryeqytetit njoftojnë se gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga shtetasi M. I. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Për rrjedhjë, policia ka arretsuar administratoin dhe katër persona të tjerë, klientë në këtë lokalt. Të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Njoftimi i policisë:

U konstatuan jashtë orarit të lejuar në ambientet e lokalit që e kishin përshtatur për përdorim droge, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë e kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Punonjësit e Policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një lokal që qëndronte i hapur jashtë fashës orare, në kundërshtim me masat anticovid, ishte përshtatur për shitje dhe konsumin të lëndëve narkotike kokainë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në ambientet e këtij subjekti.

Gjatë kontrollit në subjektin që administrohej nga shtetasi M. I. u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë, 1 peshore elektronike dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë administratori i lokalit, shtetasi M. I., 36 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, dhe klientët që u gjetën në lokal, shtetasit R. I., 37 vjeç, P. S., 33 vjeç, M. S., 29 vjeç dhe L. I., 33 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!