Atentat në Lezhë, plagoset një person

schedule22:07 - 27 Gusht, 2018

schedule 22:07 - 27 Gusht, 2018

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në qytetin e Lezhës. Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në një lokal zonën e quajtur Ishull në Lezhë. Sipas raportimeve, një person ka mbetur i plagosur. Ai është identifikuar si Arben Gjini nga Mirdita dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, i plagosuri është qëlluar në këmbë dhe në shpatull. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur pas një konflikti me autorin.

Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.

Gjini është ekstraduar nga Italia në Shqipëri më 9 Dhjetor 2015. Në vitin 2011, ai u dënua nga Gjykata e Apelit në Itali me 5 vite burg për “trafik droge” dhe “ndihmë kriminale”. Ai u transferua në vendin tonë për të vuajtur dënimin dhe ka dalë nga burgu para pak kohësh.

/abcnews.al