Elseid Hysaj ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Napolin. Shumë është folur për rinovimin e shkodranit të kombëtares kuqezi, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.
Mbrojtësi i djathtë do të largohet në fund të sezonit nga ekipi italian si lojtar i lirë. Tre skuadra kanë shfaqur interes deri tani për 27-vjeçarin: Sevilla, Lyon dhe Marseille.
Elseid #Hysaj will leave #Napoli at end of the season (expires his contract). #OlympiqueLyon, #Sevilla and #OlympiqueMarseille have shown interest for the fullback. #transfers #OL #OM
— Nicolò Schira (@NicoSchira) February 8, 2021
Napoli pagoi 14 milion euro për kartonin e Amir Rrahmanit, por kapiteni i Kosovës nuk po ia del të fitojë një fanellë titullari në prapavijën e ekipit të Gennaro Gattusos.
Shumë pankinë dhe vetëm 172 minuta aktivizim këtë sezon për 26-vjeçarin nga Prishtina. Gjithsesi, Rrahmani ka një shans të mirë për t’u aktivizuar si titullar në ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit (13 shkurt, 18:00).
Kalidou Koulibaly ndodhet në karantinë si pasojë e infektimit me Covid-19, teksa është dëmtuar edhe Kostas Manolas. Qendërmbrojtësi grek ka dëmtuar ligamentin dhe do të qëndrojë minimalisht 3 javë larg fushave. /abcnews.al