Milan ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri të Serie A, ashtu si Ruben Amorim aventurën e tij në pankinën kuqezi. “Djalli” u prezantua në edicionin 2026/2027 me një fytyrë krejt tjetër nga ajo e kampionatit të shkuar, duke mundur në transfertë 2-1 Torino.
Më shumë se rezultati, ajo që ra më shumë në sy ishte loja dhe qasja taktike e Milan, që dominoi dhe mori tri pikët e para. Skuadra e Amorim mori menjëherë kontrollin e topit dhe mbajti atë më së shumti në zonën kundërshtare.
Pavarësisht rasteve, finalizimi mungoi në pjesën e parë, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Pas pushimit, në fushë zbritën si zëvendësues ekspertët Modriç dhe Rabiot, me francezin që kishte një impact mbresëlënës.
Mesfushori shërbeu në fillim asistin për Cisse në golin e epërsisë në minutën e 64-rt. Futbollisti 19 vjeçar ishte një tjetër zbulim i Milanit të ri me sasi dhe cilësi në lojën e tij. Vetëm tre minuta më pas, Rabio do të plotësonte mbrëmjen e madhe personale dhe të skuadrës së tij me golin e parë sezonal dhe të dytin në këtë sfidë.
Vetëm në fundin e shtesës, Torino arriti të gjejë golin e nderit me Adams, por nuk prishi festën e Milan. Vetëm ndeshja e parë e një sezoni të gjatë, por duket se revolucini në skuadrën kuqezi po funksionon, pas kampionatit të shkuar që u mbyll me një dështim të vërtetë./abcnews.al


