Me Inter si skuadra për t’u mundur, Seria A ngre këtë të shtunë siparin e sezonit 2026/2027. Kampionët në fuqi të Italisë shihen edhe në këtë edicion si pretendentët kryesorë për të fituar titullin kampion.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu ka qenë shumë active në tregun e trensferimeve, megjithëse ka ndjekur një tjetër stradegji nga rivalët e tjerë të mëdhenj. Afrimi i lojtarëve si Spence, Stons dhe së fundmi Xhons e kanë bërë Inter më “anglez” duke sjellë më shumë eksperiencë nga Premier League.
Shtuar këtu edhe bazën e skuadrës kampione të sezonit të kaluar, zikaltërit mbajnë vendin e parë në parashikimet e fillimit. Pas tyre qëndrojnë si gjithmonë, favoritët e përhershëm të kampionatit italian, Juventus, Milan dhe Napoli.
Vetëm “Zonja e Vjetër” nuk ka ndryshuar pankinën, duke besuar sërish te Luçiano Spaleti, ndërsa kuqezinjtë afruan Ruben Amorim, ndërsa napolitanët i besuan Masimiliano Allegrit, pavarësisht dështimit me skuadrën milaniste në sezonin e shkuar.
Por të tre ekipet kanë një të përbashkët, merkaton e rëndësishme në hyrje ku Milan ka vendosur që tani një rekord, duke shpenzuar më shumë se 150 milion euro. Nga vija e dytë e garës për titullin kampion në Serinë A nisen skuadrat e tjera si Roma apo Atalanta.
Një tjetër veçori në këtë prag sezoni në kampionatin italian janë shpenzimet në tregun e transferimeve, pasi klubet kanë nxjerrë deri tani nga arkat e tyre pak më shumë se 1 miliard euro./abcnews.al


