Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat ku në fokus të diskutimeve është gjendja e krizës së shkaktuar nga koronavirusi në vend u ka bërë thirrje bizneseve që të tregohen më të kujdesshëm.
Rama u shpreh se nëse nuk duam që të kthehen masat e rrepta kufizuese duhet që të, bizneset, të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik sistemin dhe jetët e njerëzve.
Po ashtu, kreu i qeverisë paralajmëroi se nëse nuk ka reflektim do të rrishen gjobat për bizneset dhe do të bëhet nëj shkallëzim sipas hapësirave dhe kushteve për abuzim.
“Nëse nuk duam të kthehemi te masat e forta kufiziuese duhet që sot mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik jetën e njerëzve. Nëse nuk ka reagim të menjëhershëm do të imponohet me forcë zbatimi i masave. Do rrisim gjobat për bizneset dhe do të bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave dhe sipas kushteve për abuzim.”
Po ashtu, Rama pëmendi edhe një herë rastin e Ermal Mamaqit ndërsa shtoi se është e patolerueshme që të “mblidhet ashtu një milet i tërë.”
“Lokalet në bllok, lokalet në zona të caktuara në Tiranë dhe jo vetëm, lokalet me më shumë fitime, me më pak dhimbje koke të bëhen vatra ku kërcen Covidi me muzikë është e patolerushme. Mirëkuptim për të gjithë, kjo është thirrje për solidaritet, për unitet, për të mos hapur të çara në një front që duhet të jetë i bashkuar dhe secili ka rolin e vet. Tregtarët biznesmenët kanë përgjegjësinë e madhe të jenë pjesë e frontit duke zbatuar rregullat.” sb/abcnews.al/