BE: Astrazeneca do të na furnizojë me 9 milion vaksina të tjera

schedule12:11 - 1 Shkurt, 2021

schedule 12:11 - 1 Shkurt, 2021

Bashkimi Evropian ka deklaruar se AstraZeneca tani do të sigurojë një shtesë prej nëntë milionë dozash të vaksinës kundër Covid-19, deri në mars, pas kritikave të ditëve të fundit rreth programit të vaksinimit të bllokut prej 27 vendesh.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen tha se procesi ishte një “hap përpara”.

Synimi i ri prej 40 milion dozash deri në fund të marsit është ende vetëm gjysma e asaj që kishte synuar fillimisht kompania Britanike-Suedeze përpara se të njoftonte për një mungesë për shkak të problemeve të prodhimit, duke shkaktuar një përplasje midis AstraZeneca dhe BE javën e kaluar.

Në veçanti u dënua ashpër kërcënimi i saj për të vendosur kontrolle në kufirin e Irlandës Veriore që të parandalohen vaksinat e BE-së që të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

BE është shumë prapa Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara në vaksinimin e popullsisë së saj prej 450 milionësh kundër virusit. Ajo është fajësuar për një sërë problemesh kombëtare, si dhe autorizimin e ngadalshëm të vaksinave dhe një mungesë fillestare të furnizimit.

Pfizer, i cili zhvilloi vaksinën e parë të testuar gjerësisht dhe të aprovuar të koronavirusit së bashku me firmën gjermane BioNTech, ka deklaruar se pret të rrisë prodhimin global këtë vit nga 1.3 milion doza në 2 miliardë doza. BioNTech tha të hënën se deri në 75 milion nga ato doza shtesë do t’i dorëzohen  BE-së në tremujorin e dytë.

Në një deklaratë, Komisioni Europian tha se planifikon të krijojë një organ të specializuar për të përmirësuar situatën ndaj emergjencës shëndetësore dhe “të japë një qasje më të strukturuar për gatishmërinë e pandemisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!