Barcelona vijon të jetë e interesuar për Eric Garcia, mbrojtësin 20-vjeçar të Manchester City. Roland Koeman e pëlqen shumë qendërmbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili del lojtar i lirë në fund të sezonit.
Rreth kësaj teme ka folur Pep Guardiola, trajneri i “Cityzens”. 50-vjeçari katalanas i ka dhënë fund shpresave të homologut holandez për ta pasur Garcian në ekip për pjesën e dytë të sezonit.
“Nuk dua të përfshihem në këtë temë. Njerëzit çfarë nuk thonë në periudhë merkato, por Garcia është futbollist i Manchester City.
Merkato e dimrit është drejt fundit dhe jemi të orientuar ta mbajmë lojtarin, i cili është i shkëlqyer si futbollist dhe si djalë“, thekson Pep Guardiola. /abcnews.al