Vonesa e vaksinave, Komisioni Europian inspekton fabrikën AstraZeneca në Belgjikë

schedule21:02 - 28 Janar, 2021

schedule 21:02 - 28 Janar, 2021

Komisioni Europian u ka kërkuar autoriteteve belge të inspektojnë një fabrikë në Belgjikë që prodhon vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19, ku problemet kanë çuar në një mungesë të madhe të vaksinës.

“Inspektimi u krye dhe disa dokumente dhe të dhëna të konfiskuara janë nën hetim “, i tha sonte Agjencisë Franceze një përfaqësues i Agjencisë Federale Belge për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore (FAGG).

Kjo fabrikë ndodhet në Senef, në Belgjikën Jugore që flet frëngjisht. Ajo operohet nga grupi amerikan Thermo Fischer Scientific, i cili sapo u mor në mes të janarit nga grupi francez, i cili specializohet në industrinë farmaceutike, Novasep.

Inspektimi dhe ekzaminimi i të dhënave të mbledhura në vend ka për qëllim “të sigurojë që vonesa në shpërndarjen e vaksinave është për shkak të një problemi me prodhimin në fabrikën belge “, theksoi Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vande.

Ishte ministri që udhëzoi FAGG të inspektojë fabrikën”me kërkesë të Komisionit Europian. ” Siç kërkohet nga procedurat në raste të tilla, inspektimi do të kryhet në bashkëpunim me vendet e tjera në mënyrë që të sigurohet transparencë dhe objektivitet i plotë. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!