Më shumë se 150,000 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Meksikë.
Autoritetet shëndetësore raportuan rritje të rasteve të reja. Ministria e Shëndetësisë të hënën raportoi 659 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm në 150,27.
Ndërsa numri i rasteve me Covid ka arritur në 1,771,740 të infektuar.
Meksika është vendi i katër me numrin më të lartë të viktimave.
Më herët presidenti Andres Manuel Lopez Obrador 67-vjeç rezultoi pozitiv për Covid. Po ashtu kontakte të presidentit njoftuan se do t’i nënshtroheshin testit.
/abcnews.al/