Në emisionin Pressing flitet për Vllazninë kryesuese dhe kapacitetin e saj për të mbajtur presionin e kreut të tabelës. Fillimisht në liidhje me këtë foli opinionisti Orges Shehi.
“Ekipet e vogla do të mbrohen sa herë luajnë ndaj Vllaznisë. Këtë e ka krijuar vetë Vllaznia. Ka presion, është pjesë e lojës, kush nuk e përballon, nuk del kampion. Presioni do të jetë i vazhdueshëm, Vllaznia e ka treguar se e ka stofin për të përballuar presionin.
Nuk ka ekipe të vogla, në kampionatin tonë shumë pak ka diferenca me ekipet. Kemi 6 ekipe që pretendojnë të dalin kampionë. Shumë rëndësi ka menaxhimi i së nesërmes, ka dy ndeshje të rëndësishme: me Partizanin dhe Laçin”, tha Shehi.
Pas tij fjalën e mori edhe Ermal Tahiri, pjesë e vazhdueshme e Pressing. “Presioni te Vllaznia do jetë deri në fund. Deri tani na ka treguar se e ka peshën për të mbajtur presionin, pavarësisht barazimit me Kastriotin sepse ka shumë pak diferenca.
Edhe sikut të fitonte Partizani e Teuta nuk kishte ndonjë ndikim të madh. Më shumë do kishte ndikim e ardhmja dhe dy ndeshjet e ardhshme të tyre janë delikate. Vllaznia e kishte të vështirë të çante, të gjithë e kanë këtë problem përballë një kundërshtari që mbyllet”, tha Tahiri. /abcnews.al