Rriten rastet me Covid-19, Alimehmeti: Pozitiviteti 22%, shumë të prekur 15- 24 vjeç

schedule15:28 - 25 Janar, 2021

schedule 15:28 - 25 Janar, 2021

Nga Ajgena Korbi

Shpërfillja e masave anticovid dhe rënia e temperaturave ka shtuar të infektuarit me koronavirus në Shqipëri.

Fundi i janarit ka sjellë një rritje të pozitivitetit krahasuar me fillimin e tij. Me gjithë këtë epidemiologu Ilir Alimehmeti flet për një situatë më të butë se ajo që kaluam dhjetorin e vitit të shkuar.

“Ne sapo patëm një dyjavësh me temperaturë shumë të ftohtë e me shumë reshje. Nuk ka nodnjë çudi që shohim edhe raste më shumë tani. Këto ditë ka qenë diku tek 22% pozitiviteti, ndërkohë që që javës së parë të janarit ishte diku tek 19%.”

Ndërkohë që  analizon të dhënat epidemiologu  vëren një pabarazi mes qarqeve sa i përket numrit të testimeve të kryera.

“Përqindja e testimeve që del pozitive në Tiranë është vetëm 13.7, në rrethe e qarqe të tjera si Fieri është 67%. Është një pabarazi shëndetësore mes qarqeve.”

Por ndonëse  të infektuarit janë shtuar situata në katër spitalet Covid mbetet e qëndrueshme.  Sipas mjekut Ilir Alimehmeti vjen pasi këtë periudhë shumë prej të prekurve  i përkasin moshave nga 15 deri në 24 vjeç.

Ndërkohë pak ditë pas Komitetit Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi që mësimi në universitetet të vijojë online  epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet pro rikthimit të studentëve në auditore, por me masa strike dhe duke u mbajtur nën vrojtim të autoriteteve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!