Një puntatë e Edicionit Veror e mbushur me momente fantastike dhe shumë interesante për publikun. E gjitha nis me një fluturim me parashutë nga Llogarja në Drimadhes. Në ndjekje të vijës bregdetare, por këtë herë me nisje nga majat e maleve. Sipas parashutistit, personat të cilët kanë provuar këtë eksperiencë variojnë nga mosha 5 deri në 65 vjeç. Kamera jonë ndoqi këtë udhëtim duke na dhënë disa pamje mbreslënëse nga peisazhet tona.
https://youtu.be/n_lVcY-6nDE
Më pas Edicioni Veror u zhvendos në këndin e kërcimit për tu marrë me ushtrime që të sjellin trupin në formë. Shoqëruar me grupin e “Via Latina Dance Studio”, të cilët na treguan disa hapa për të përjetuar sa me mirë ritmet e kësaj rryme muzikore dhe pse jo të nisim rrugën drejt kërcimit profesional. U njohëm me disiplinën e rreptë të kërcimeve latine dhe më pas u zhvillua koreografi në grup për një përshëndetje speciale për Edicionin Veror.
Moment interesant ishte edhe një surprizë në mes të sezonit në Drimadhes për të gjithë pushuesit. Bëhet fjalë për të parën qëndër filipineze spa-je në bregdetin jugor të Shqipërisë. Çenda dhe Norlein, dy vjaza me eksperiencë disa vjeçare, ndodhen në vend për të ofruar një përvojë të vërtetë aziatike në masazhet dhe shërbimet e tjera të spa-së. Ato u shprehën se ishin të lumtura me mikëpritjen shqiptare dhe se të gjithë i kishin ofruar vetëm buzëqeshje. Fillimisht u bë një eksplorim i sallave të masazheve dhe njohja me mënyrën e kryerjes së masazheve. Trajtimet që përdoren për trupin në këtë spa janë gjithmonë organike dhe natyrale. Gazetarja jonë pati fatin të ishte vajza e parë që provoi këtë përjetim relaksues. Çenda dhe Norlein, shoqe dhe fqinje në vendin e tyre, treguan se kanë rreth 10 vite që punojnë nëpër spa, në vende të ndryshme si Filipinet dhe Malajzia.
Gjithashtu, Dren Abazi solli një tjetër atmosferë në Folie Marine. Edicioni Veror arriti ti marrë emocionet e tij një ditë përpara performancës në Sunny Hill Festival. Dreni tregon se performanca në Folie ishte diçka ndryshe për të, sepse zakonisht nuk performonte në të tilla vende. Por nuk mohoi kënaqësinë që ndjente të ishte pjesë e kësaj atmosfere verore. Ai tregoi dhe dëshirën e tij për të performuar dhe në skena akoma më të mëdha. Ai rrëfeu se si u bë e mundur pjesëmarrja e tij në Sunny Hill festival dhe miqësinë e tij me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës.
Po ashtu, performuese në Folie Marine ishte dhe Dafia Zeqiri. Por tentativave te Edicionit Veror për ti marrë një intervistë, këngëtarja i është përgjigjur me një barrierë njerëzish. Konsideruar si një nga personazhet më hermetike të showbizit shqiptar, bëri të mundur që ne vetëm të ndiqnim performancën e saj energjike për publikun që e priste.
Në fund të ftuar patëm dhe aktorin e humorit Olsi Bylyku. Ai na tregoi për pushimet e tij në bregdetin e jugut. Gjithmonë me nota humori dhe pozitivitet Olsi na tregoi për projektet e tij dhe se shumë surpriza e presin ne të ardhmen karrierën e tij.