Një klub i ri ka dalë në skenë si e ardhmja e Christian Eriksen. Mesfushori danez nuk është më në planet e Antonio Contes prej kohësh dhe largimi është i paevitueshëm.
Organizatori nordik kërkon një skuadër ku mund të aktivizohet rregullisht, për të qenë gati dhe në formë për Euro 2021, aty ku Danimarka do të ketë rivalë Belgjikën, Finlandën dhe Rusinë.
Dëshira është rikthimi në Premier League, kampionat ku Eriksen shkëlqeu me Tottenham. Në gjurmët e 28-vjeçarit është Leicester City, ekipi që ndan vendin e dytë bashkë me Manchester City.
“Dhelprat” kanë si objektiv kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm, dhe janë gati të sakrifikojnë ekonomikisht, duke i dhuruar trajnerit Rodgers një përforcim si Eriksen. /abcnews.al