Italia konfirmon 10,497 raste me Covid, 377 qytetarë humbën jetën në 24 orë

schedule17:52 - 19 Janar, 2021

schedule 17:52 - 19 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 10,497 raste të reja me koronavirus, nga 254,070 teste të kryera. Për krahasim, të hënën, vendi konfirmoi 8,824 raste pozitive nga 158,674 teste të kryera.

Ndërsa, sipas autoriteteve të Shëndetit në vend, brenda ditës u regjistruan 377 raste fatale. Shkalla e pozitivitetit është 4.1%.

Pranimet në njësitë e kujdesit intensiv u ulën me 57, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në pavijonet e tjera Covid-19 u ul me 185 pacientë më pak.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, vendi numëron 2,4 milionë të infektuar dhe 83,157 raste fatale. Ndërsa, aktualisht raste aktive janë 535,524 ndërsa 1,781,917 persona e kanë fituar betejën me virusin. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!