Ardit Hoxhaj është një nga lojtarët më në formë te Vlaznia dhe paraqitjet e tij kanë ngjallur interesin e klubeve më të mëdha jashtë vendit tonë. Mbrëmë në emisionin Pressing u zbulua se në drejtim të tij ka ardhur një ofertë e majme nga klubi i Boluspor në Turqi.
Këtë lajm e pohon vetë anësori dhe tregon se e ka refuzuar atë, për tu larguar më pas në verë nëse vjen një ofertë e tillë, apo akoma më e mirë. Hoxhaj në Supersport tregon se kishte mundësi të largohej me parametra zero nga Vllaznia, por pa anën njerëzore dhe nuk e bëri këtë.
“Kam pasur ofertë nga Boluspor. Ka qenë një ofertë shumë e mirë financiare, por e kam refuzuar dhe kam dashur ta përfundoj këtë projekt me Vllazninë, pas bisedës me presidentin. Të mos ishte ana njerëzore unë do largohesha sepse e përfshinte klauzola në kontratë, por në fund vendosa ndryshe.
Tani sapo kam firmosur një kontratë të re me Vllazninë me terma më të përmirësuar dhe një klauzolë më të lartë. Gjithsesi, Xhaferi më ka thënë se do largohem çfarëdo ofertë të vijë në verë. Këtu e mendojmë titullin dhe njerëzit e duan futbollin.
Nuk doja të largohesha në atë mënyrë dhe qëndrimi te Vllaznia më bën mirë edhe personalisht sepse mund të marr edhe një ofertë akoma më të mirë. Kartoni i kuq? Nuk ndërhyj keq sepse nuk kisha asnjë karton të verdhë por ndikoi edhe terreni i rrëshqitshëm”, u shpreh Hoxhaj. /abcnews.al