“12 miljet dhe gjyqi në Hagë me Shqipërinë”, qeveria greke: Tryeza me Turqinë, kulm i politikës

schedule16:48 - 14 Janar, 2021

schedule 16:48 - 14 Janar, 2021

Greqia dhe Turqia do të ulen në datë 25 janar në Ankara në tryezën e bisedimeve në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për caktimin e kufijve të zonës ekskluzive ekonomike. Por si arritën palët nga prag lufta në tryezë? Zëdhënësi i qeverisë greke Christos Tarantilis foli për hapat, ndërsa nuk la pa përmendur edhe faktin që me Tiranën u arrit marrëveshja për të shkuar në Hagë dhe se Athina po zgjerohet me 12 milje në Jon.

“Ky zhvillim vjen si një kulm i politikës sonë të jashtme. Qeveria greke do të vijojë me një frymë të sinqertë dhe konstruktive. Raundi i 61-të është një vazhdim që u ndërpre në Mars 2016 dhe do të ketë si objekt caktimin e zonave detare (shelfin kontinental dhe EEZ) në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Kohët e fundit, Greqia duke provuar në praktikë angazhimin e saj për të Drejtën Ndërkombëtare dhe veçanërisht në Konventën e OKB për Ligjin e Detit  bëri marrëveshje mbi caktimin e zonave detare me Italinë dhe të pjesshme me Egjiptin. Gjithashtu ra dakord të fillojë konsultimet me Shqipërinë për një referim të përbashkët të demarkacionit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Qeveria ka përgatitur një ligj që tashmë po debatohet në Parlament dhe do të miratohet javën tjetër dhe po vazhdon të zgjerojë zonën bregdetare nga 6 në 12 milje detare në rajonin e Detit Jon. Deklarimi në të njëjtën kohë – siç thuhet shprehimisht në Nenin 1 të projekt-ligjit – se “rezervon të drejtën për të ushtruar në zona të tjera të territorit të saj të drejtat e saj përkatëse, pasi ato rrjedhin nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit” deklaroi ai./ db/Abcnews.al