Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qeveria në Kosovë, grup pune për Apelin në Hagë/ Arifaj: Qeveria të mbështesë ish-krerët e UÇK-së me lobim dhe financim

schedule17:27 - 14 Tetor, 2026

schedule 17:27 - 14 Tetor, 2026

Qeveria e Kosovës ka formuar një grup pune për çështjen e Apelit në Hagë, ndërsa nisma ka nxitur reagime lidhur me mbështetjen që duhet t’u ofrohet ish-krerëve të UÇK-së.

Ardian Arifaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit, në një intervistë për “Balkan Update”, kërkoi publikimin e draftit të plotë të nismës, duke shprehur skepticizëm për angazhimin e deritanishëm të qeverisë.

Ai theksoi se deri më tani nuk është ofruar mbështetje financiare për kërkesat në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Sipas Arifajt, suksesi i kësaj nisme varet nga koordinimi me ekipet mbrojtëse dhe nga angazhimi i shtetit përmes lobimit dhe mbështetjes financiare.



“Kërkojmë të njihemi me draftin e plotë të kësaj nisme. Qeveria e Kosovës vetëm ka bërë atë që kërkohet me ligj, por nuk ka bërë asnjë përkrahje financiare për atë se çfarë kërkohet për të ish-krerët e UÇK në Hagë.

Keqardhje për vendimin, erdhi pas vendimit të përfundimit të procesit në Hagë. Kemi arsye që të jemi skeptikë, por në të njëjtën kohë duam të besojmë që qeveria e Kosovës e ka kuptuar që në bankat e Hagës historia e Kosovës.

Shpresoj që të ketë ndryshuar qasje dhe të angazhohet më shumë. Çelësi i suksesit është koordinimi me palët mbrojtëse, pasi është një proces politik. Fjalën e parë duhet ta thotë mbrojtja, pastaj shteti me gjithë kapacitetin duhet t’i qëndrojë mbrapa, me lobim, por edhe me ndihmë financiare”, tha Arifaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!