Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nuk ndalen protestat në Prishtinë/ Qytetarët: Do të jemi këtu deri në miratimin final të ligjit

schedule14:39 - 5 Tetor, 2026

schedule 14:39 - 5 Tetor, 2026

Protestuesit nuk janë ndalur as pas miratimit në parim të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

Organizatori i protestave kundër vendimit të Hagës, Çlirim Haziri tha se do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke bërë të qartë se nuk do të mashtrohen për largimin nga protesta derisa të votohet ky projektligj edhe në lexim të dytë.

Ai bëri thirrje që protestuesit të qëndrojnë me dinjitet.



“Këtu nuk ka përfunduar asgjë , këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Pra të mos mashtrohet askush se do të largohemi nga kë tu derisa të votohet ligji për UÇK-në . Do të qëndrojmë, qëndroni me dinjitet”, tha Çlirim Haziri.

Gjithësesi protestuesit nuk e kanë fshehur zemërimin ndaj ministres së jashtme, sot ministre e drejtësisë Donika Gërvalla. Ajo është etiketuar nga protestuesit si tradhtare, teksa është parë duke hyrë me nxitim në sallën e Kuvendit.

Kritika ka patur edhe ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila nuk votoi për ndryshimet e Ligjit. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, tha se Ligji duhet t’i merrte votat e të gjithë deputetëve shqiptarë.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit ka bërë thirrje për qetësi.

“Dhuna e dëmton kauzën që të gjitha duam ta mbrojmë, atë të UÇK-së dhe të çlirimtarëve “Kuvendi votoi në parim Projektligjin, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve që ta ruajnë qetësinë dhe protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore”, tha Albulena Haxhiu.

Protestuesit kanë rrethuar Kuvendin, ndërsa kërkojnë që të gjithë procedurat për hyrjen në fuqi të ndryshimeve të kalojnë brenda ditës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!