Vllaznia është pranë një lëvizje të madhe në merkato. Tuttomercatoweb bën me dije se shkodranët janë në negociata me Milanin për huazimin e talentit të ekipit të të rinjve, Emir Murati.
Aventura e fundit e 20-vjeçarit ishte Pro Sesto nga Serie C, por ai nuk gjeti hapësirat e duhura dhe u kthye në ekipin e Milan U19. Qëndrimi te kuqezinjve nuk do zgjasë shumë dhe në ditët në vijim Murati pritet të zbarkojë te Vllaznia.
Vetë mesfushori i qendrës ka dhënë miratimin e tij në lidhje me këtë lëvizje dhe pritet vetëm akordi me Milanin, që po shkon në rrugën e duhur. Murati ka lindur në Itali dhe në të shkuarën ka luajtur me kombëtaren e Kroacisë. /abcnews.al