U luajt për Kupën e Ligës dhe derbi i Mançesterit u vesh i kaltër sonte. Manchester City arriti të fitojë me shifrat 0-2 ndaj United dhe të eliminojë skuadrën e Solskjaer në gjysmëfinale.
Goli i parë erdhi në zhviillimet e një goditje dënimi. John Stones arriti tu fitojë kohën të gjithëve dhe mundi të tundë rrjetën e t’i japë avantazhin skuadrës së tij pas 50 minutash lojë.
Golat e MANCHESTER UNITED-MANCHESTER CITY
United reagoi disi pas golit të pësuar, por nuk rrezikoi seriozisht dhe Manchester City u rikthye cinik dhe tundi edhe një herë rrjetën me Fernandinhon në minutën e 83-të, që i dha qetësinë dhe fitoren skuadrës së tij. /abcnews.al


