Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guardiola: Ky është futbolli që dua nga City, kështu fitojmë trofe

schedule21:52 - 3 Janar, 2021

schedule 21:52 - 3 Janar, 2021

Manchester City arriti një fitore të rëndësishme sot, e treta radhazi në kampionat. Djemtë e Pep Guardiolës dominuan Chelsea jashtë fushe, rival që e mposhtën 1-3. Të tre golat e fitores u realizuan në pjesën e parë.

Trajneri i “Cityzens” shfaqet i lumtur në prononcimin e dhënë pas fitores, duke vlerësuar ekipin e tij për lojën e bukur. “U zhbllokuam shpejt dhe një gjë e tillë na lejoi të kontrollonim ndeshjen. Lejuam shumë pak në aspektin mbrojtës.

Ata nuk krijuan shumë raste. Nuk duhet ta pësonim atë gol në fund, por djemtë u treguan të shkëlqyer sot, për faktin që fituam ndaj një kundërshtari si Chelsea.

Në Premier League fitohet ndeshja falë futbollit të bukur, të tjerat vijnë më pas. Në këtë aspekt, ekipi më kënaqi shumë sot. Tentuam të vendosnim ritmin tonë dhe ua fshehëm topin kundërshtarëve.

Nuk kemi fituar gjithmonë në të kaluarën me këtë mënyrë loje, por mendoj se është rruga e duhur për të provuar fitimin e trofeve“, thekson trajneri spanjoll i Manchester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!