Maksi Rama
Nata e ndërrimit të viteve i ka gjetur sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të boshatisura si asnjë herë më parë, pasi të gjithë kanë festuar në shtëpitë e tyre për shkak të karantinës. Megjithatë, sot me 1 janar në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit është kthyer gjallëria si asnjëherë më parë.
Të vegjlit janë ata që po e shijojnë më shumë 1 janarin. Këtë moment e memorizojnë në foto pranë pemës tek “Sheshi Skënderbej”. Ndryshe nga vitet e tjera, shumica e bareve ne Tirane ishin hapur.
Nëse javët e fundit trafiku ishte kthyer në një makth të vërtetë për shumë qytetarë, sot rrugët ishin të qeta. Edhe pse me orare disi më të kufizuara, transporti publik në qytet nuk mungoi as me 1 janar.
Pas një viti të vështirë që lamë pas, shumë kryeqytetas urojnë që 2021 të ketë tërësisht një panoramë tjetër.
“Viti i Ri gëzuar dhe shpresojmë që virusi të ikë sa më shpejt.”