Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi debatin mbi drejtësinë dhe të drejtën e individit për t’u mbrojtur përmes përfaqësuesit ligjor.
Gjatë diskutimit, Çupi u ndal te ajo që ai e konsideron si një problem serioz në raportin mes individit dhe institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, mohimi i së drejtës për mbrojtje ligjore përbën një nga zhvillimet më shqetësuese.
“Çdo individ ka të drejtë të mbrohet me përfaqësues ligjor. Këta i heqin të drejtën. T’i heqësh individit të drejtën e mbrojtjes është gjëja më e rëndë që po ndodh. Ndodh sepse është ky revanshi i tyre që ne jemi mbi të gjithë. Po jetojmë në epokën e sundimit të gjyqtarit dhe jo të ligjit”, tha ai.

