Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Telefoni në sallat e gjyqeve, jo për selfie por për punë”, Karanxha: Rregulli në GJKKO duhet të ndryshohet

schedule20:57 - 21 Shtator, 2026

schedule 20:57 - 21 Shtator, 2026

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka komentuar vendimin për përdorimin e telefonave nga avokatët gjatë seancave gjyqësore, duke e cilësuar telefonin si një mjet pune të domosdoshëm për profesionin e avokatit.

Karanxha u shpreh se GJKKO ka kompetencë në bazë të personit dhe veprës penale, ndërsa theksoi se përdorimi i telefonit nga avokatët lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e detyrës.

Karanxha argumentoi se heqja e telefonit do ta vështirësonte punën e avokatëve, të cilët kanë nevojë për akses të shpejtë në legjislacion dhe në informacionet që lidhen me çështjet që përfaqësojnë.

“GJKKO ka kompetencë për shkak të personit dhe veprës penale, janë një kategori. Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka marrë një vendim për telefonin, është mjet pune. Duhet të kemi dhe internet që të updatohemi, është në kuadër të punës, nuk shkojmë në gjyq të bëjmë selfie. Me të drejtë është bojkotuar seanca në GJKKO.

Në Apel është ndryshe. Kur je në gjyq, s’duhet të vësh zile, ka rregulla, pra respekto rregullat. Është e gabuar, duhet të ndryshohet ky rregull. Nëse për një moment hiqet telefoni, si t’i mbajmë ligjet? I bie t’i marrësh me letra me çantë.

Telefoni është mjet pune, por duhet respektuar. Dil te axhenda, shih datat e gjyqit.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!