Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia sulm Europës? Kolonel Toci: Narrativë e vjetër e Moskës, nuk ka vend për panik

schedule21:30 - 21 Shtator, 2026

schedule 21:30 - 21 Shtator, 2026

Koloneli Çlirim Toci, në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, komentoi shqetësimet e fundit për mundësinë e një sulmi rus ndaj një vendi anëtar të NATO-s dhe rritjen e vëmendjes së vendeve europiane ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Sipas Tocit, situata kërkon më shumë vëmendje dhe përgatitje nga vendet e NATO-s, por jo panik.

“Nuk ka vend për panik kur ka vend për më shumë vëmendje nga vendet e NATO-s. Këtë histori apo narrativë Rusia e ka përdorur edhe në të shkuarën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse mund të sulmohet një vend anëtar i NATO-s, ai tha se kjo është një çështje që po diskutohet gjithnjë e më shumë, veçanërisht në hapësirën mediatike.

Në këtë kontekst, Toci përmendi edhe masat e ndërmarra nga disa vende europiane për përgatitjen e qytetarëve për skenarë të mundshëm krize.

“Nuk ka vend për panik kur ka vend për më shumë vëmendje nga vendet e NATO-s. Këtë histori apo narrative Rusia e ka përdorur edhe në të shkuarën. Shërbimet e Inteligjencës po i kushtojnë më shumë vëmendje dhe gjatë javëve të fundit ka pasur më shumë provokime. A do të sulmohet një vend anëtar i NATO-s? Kjo është një gjë që po diskutohet dhe më shumë po diskutohet në media. Kemi një vëmendje të shtuar dhe kërkohet që të jenë të përgatitur në çdo rast. Dua të them që Letonia ka përgatitur broshura shpjeguese në rast lufte.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!